Deputeti gjerman: I shqetësuar me pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës

Deputet i Bundestagut Gjerman, Thomas Hacker, ka thënë se është i shqetësuar me pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka theksuar se ky është një vendim i papranueshëm që mund të pengojë Kosovën në përmirësimin e fundit mbresëlënës në lirinë e medies, raporton Klan Kosova.