Deputeti nga radhët e partisë Alternativa, Ilir Deda, gjatë seancës plenare në Kuvend, ka theksuar se kur është ndonjë çështje në interes për shtetin, duhet që deputetet të bëhen bashkë.

“Kur ndonjë çështje ka të bëjë me shtetin, atëherë duhet të jemi bashkë. Unë personalisht dhe partia e Alternativës e përshëndet vendosjen e masave ditën e djeshme nga Qeveria aktuale dhe presim edhe masa të tjera” ka thënë Deda, transmeton Ballkani.info.

Deputeti Deda ka folur edhe për ‘tërheqjen e njohjeve’ ndaj shtetit të Kosovës. Ai ka thënë se Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ‘duhet të jetë këtu në Kuvend që të raportojë nëse këto lajme janë të vërteta’. /Ballkani.info/