Deputeti Bekë Berisha e uron moderatoren më seksi, Bora Zemanin për ditëlindje

Moderatorja e njohur shqiptare Bora Zemani është ndër femrat më të pëlqyera dhe të komentuara të publikur.

Sot ajo feston ditëlindjen e 30 të saj.

Moderatorja ka marrë urime të shumta në rrjetet e saj sociale.

Një urim pak i çuditshëm është ai nga deputeti kosovar Bekë Berisha i cili i ka uruar në profilin e Bora Zemanit në Facebook.

“Urime Bora”, ka shkruar deputeti Berisha.

Megjithatë faqja ku Bekë Berisha ka bërë urimin, nuk është faqja zyrtar e Bora Zemanit, dhe mbase prezantuesja e ‘Për’puthen’ ka mund të mos e marrë fare urimin e veçantë nga deputeti i AAK-së.