Deputeti i AAK-së: Po të isha deputet i BE-së do të votoja kundër liberalizimit të vizave
Edhe më tutje po vazhdon seanca e jashtëzakonshme e thirur nga LDK dhe LVV.
Po debatohet rreth mosliberalizimit të vizave ku opozita po kritikon Qeverinë, derisa Qeveria i’a atribohet premtimeve të pamabajtura të BE-së.
Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj tha se po të ishte deputet i BE-së nuk do të votonte pro liberalizimit e vizave për Kosovën.
“Po të isha deputet i BE-së nuk do të votoja pro liberalizimit të vizave po ta shikoja seancën e sotme”, tha Dreshaj.
Komisionari Hahn tha se vizat nuk mund të liberalizohen deri në vitin 2010. /Ballkani.info/