Deputetët vizitojnë ShSKUK-në, informohen për punën

Anëtarët e Komsionit për Shëndetësi i Kuvendit të Kosovës, kanë vizituar sot Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës.

Ata kanë takuar kryesuesen e Bordit dhe drejtorin e këtij institucioni.

Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi shumë shkurt tha se takimi do të jetë i natyrës informuese.

Ndërsa kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku tha se pas takimit do të ketë prononcim për medie.