Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare.
Në rend dite është edhe shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.
Duke filluar nga ora 10:00, kjo është radhitja e pikave të përcaktuara për sot:
Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme, Deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Propozimi i GP të LVV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare, Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-211 për verëra, Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.







