Deputetët shkojnë në pauzë deri në këtë orë

Pas debatit rreth katër orësh për arsimin gjatë pandemisë Covid 19, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë deri në orën 15:30.

Para përfundimit të debatit, në pritje për të marrë fjalën janë edhe tre deputetë të tjerë. Më pastaj pritet që sot të fillojë seanca e re plenare.