Deputetët serbë në pritje të takimit me komisionerin Hahn
Deputetët e Listës Serbë, që nga dita e djeshme janë mbyllur në zyrat e tyre në Kuvendin e Kosovës.
Deputetët e Listës Serbe, që nga ora 11:00 e ditës së djeshme janë mbyllur në zyrat e tyre në Kuvendin e Kosovës.
Janë bërë 22 orë nga kjo protestë e tyre si shenjë ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës.
Po ashtu, deputetët e Listës Serbe, janë mbyllur në Kuvendin e Kosovës me të vetmin qëllim, që ta takojnë komisionerin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, i cili sot do të vijë në Kosovë.
Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka konfirmuar për “RTS”, se atyre iu është konfirmuar se është pranuar kërkesa e tyre, por akoma nuk dihet nëse komisioneri Hahn do t’i takojë deputetët e Listës Serbe.
Kujtojmë se komisioneri Hahn sot së pari do të zhvillojë një vizitë në Beograd, ku do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiq, e më pas do të udhëtojë për në Kosovë, ku pritet të takohet me të gjithë krerët e shtetit dhe me përfaqësuesit e opozitës.