Deputetët “problematikë” të Vetëvendosjes, paralajmërojnë një vit interesant

Tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë paralajmëruar se ky do të jetë një vit “interesant” në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ka qenë deputeti Eman Rrahmani ai i cili ka publikuar një fotografi me dy kolegët e tij nga kjo parti, Gramos Agushollin dhe Visar Korenicën dhe këtë mbishkrim.

“Po e fillojmë një vit “INTERESANT” në Kuvendin e Republikës së Kosovës!”, ka shkuar Rrahmani.

Ndryshe, Korenica është shkarkuar nga pozita e Koordinatorit të Degës së VV’së në Rahovec, në prill të vitit të kaluar.

Sipas Korenicës, arsyeja e shkarkimit të tij është kundërshtimi i votimit të Kodit Civil.

Edhe Rrahmani e Agusholli kishin votuar kundër Projektkodit Civil.