Është ora 00:20 dhe seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës po vazhdon ende.
E thirrur si seancë e jashtëzakonshme nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje për ora 16:00, filloi vetëm pas orës 20:00.
Deputetët po shkëmbejnë akuza dhe kundër-akuza ndaj njëri tjetrit për mos liberalizimin e vizave.
Përderisa opozita po e kritikon Qeverinë për mosliberalizimin e vizave. Qeveria thotë se ka plotësuar gjitha kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Europian.
Krejt kjo situatë është krijuar pas vizitës së komisonarit për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn i cili tha se Kosova nuk është në agjendën e BE-së për liberalizmin e vizave duke e përmendur vitin 2020 si mundësi e përfundimit të këtij procesi. /Ballkani.info/







