Deputetët përcjellin lajmet rreth Ukrainës gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për të mbajtura dy seanca, e megjithatë vëmendjen e tyre po e merr në masë të madhe edhe situata aktuale në territorin e Ukrainës, pas invazionit rus.

Gjatë seancës, shumë nga deputetët janë parë duke përcjellë online lajmet nga Ukraina.

Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier pas invazionit të Rusisë në Ukrainë.

Përmes Twitter-it të dy kanë shprehur përkrahjen e Kosovës e SHBA-së për shtetin e Ukrainës.

“Bisedë e rëndësishme me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani sot mbi invazion e paprovokuar dhe masiv të Ukrainës nga Rusia, të cilin ne e dënojmë në termat më të ashpër të mundshëm. Kosova dhe Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht qëndrimin me Ukrainën”, shkruan ambasadori i SHBA-ve në Twitter.

Teksa Osmani po ashtu ka shkruar duke thënë se dëmtojnë agresionin e Rusisë dhe se është në një linjë me aleatët për të parandaluar çdo destabilizim të Kosovës.

Image