Para pak çastesh në një konferencë për media kanë folur anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të AKI-së, pas raportimit të drejtorit në lidhje me thyerjen e kasafortës në presidencë.

Pas raportimit të shefit të AKI-së, ata s’kanë dhënë asnjë detaj për atë që është diskutuar aty.

Krejt çka ata potencuan është se respektojnë punën e AKI-së dhe presidencës dhe se janë në ligjshmërinë e të njëjtave.

Kryetari i Komisionit, Fatmir Xhelili ka thënë se kanë diskutuar për tema të shkuara dhe atë aktualen, që ka të bëj me hapjen e kasafortës.

Njëjtë tha edhe Arbër Rexhaj nga VV, i cili shtoi se deputetët s’janë për prishjen e imazhit të vendit, por për ligjshmërinë e këtyre dy institucionev.