Deputetët mblidhen në seancë të jashtëzakonshme, diskutohet rritja e çmimeve

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme.

Në këtë seancë do të ketë debat parlamentar lidhur me rritjen e çmimeve. Ku dhe është e vetmja pikë e seancës së kësaj të marte.

Seanca e jashtëzakonshme pritet të fillojë në orën 11:00.

Njoftimi i plotë:

• Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit

• Vendi: Kuvendi i Kosovës

• Koha: 11:00

Rendi i ditës

  1. Debat parlamentar lidhur me rritjen çmimeve.