Deputetët kosovarë shkojnë në Merdare, thonë se Serbia s’po e respekton marrëveshjen e Uashingtonit

Sot Komisioni parlamentar për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes me përkrahjen e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) ka zhvilluar një vizitë pune në pikëkalimin kufitar në Merdare.

Qëllimi i kësaj vizite ishte informimi i ligjvënësve lidhur me nivelin e zbatimit të marrëveshjeve Kosovë-Serbi që prekin çështjet kufitare mes dy shteteve.

Anëtarët e Komisionit të Kuvendi i Kosovës – u informuan nga Komandanti i kësaj pike kufitare lidhur me zbatimin e pikës së marrëveshjes së Uashingtonit e cila parasheh operacionalizimin e objektit të pikëkalimit të përbashkët kufitar në Merdar. Shqetësimi kryesor mbetet mungesa e vendosjes së komunikimit në mes të palëve siç e parashohin marrëveshjet, edhepse pala serbe ka kaluar në objektin e përbashkët kufitar.

Kjo ngjarje u organizua në kuadër të projektit “Promovimi i një procesi të mirëinformuar dhe pjesëmarrës në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi” i mbështetur nga Ambasada e Zvicrës dhe Ambasada Gjermane në Kosovë.