Deputetët e VV’së nisen pa opozitën drejt Shqipërisë për seancën e përbashkët

Rreth orës dymbëdhjetë u mblodhën në ambientet e kuvendit të Kosovës.

Deputetët kësaj radhe nuk erdhën për seancë, por prapa objektit po i priste autobusi që do t’i dërgonte në Shqipëri.

Atje s’po shkonin për qëllime turistike, por destinacionin kishin kuvendin shqiptar, ku gjatë së dielës do të mbahet një seancë e përbashkët e parlamentarëve të të dy shteteve, në prag të 28 nëntorit.

Deputeti Mefail Bajqinovci deputet po ashtu tregon se pse zgjodhën të shkojnë me autobus.

Shumë emocionuese këtë vizitë po e cilëson edhe shefja e grupit parlamentar të partisë në pushtet, Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.
Aktivitetet e përbashkëta po i vlerësojnë me rendësi edhe përfaqësues të tjerë të qytetareve.

Në autobusin ku ishte planifikuar të hynin rreth 40 deputë, ajo që vërehej ishte mungesa e atyre që i takojnë taborit opozitar.

E kjo nuk kaloi pa u komentuar nga ata që i takojnë mazhorancës, pak pa u nisur autobusi drejt Shqipërisë.

Mirëpo, mungesa e opozitës duket se nuk ndikoi shumë në humorin e deputetëve të pushtetit.

Madje, deputetët që po nisen janë të bindur për një vizitë të frytshme.
Aktivitetet mes dy kuvendeve zhvillohen gjatë ditës së diel, duke filluar nga ora 10:00 e te cilat do te zgjashin deri rreth orës 15:00.