Deputetët e VV-së jashtë strukturave në Prishtinë, partinë e kap “klika” e Sveçlës

Ne zgjedhjet e brendshme te LVV-së në Prishtinë të cilat u mbajtën sot, katër deputetët e vetëm që vijnë nga kjo qendër nuk ishin të pranishëm.

Sipas burimeve Paparacit, deputetët Fitim Uka, Mefail Bajqinovci, Ardian Gola dhe Ehman Rrahmani, nuk ishin të pranishëm për të zgjedhur organet e qendrës në Prishtinë.

Edhe pse ishin të ftuar, asnjëri prej tyre madje nuk i ka hyrë garës, duke e bojkotuar këtë ngjarje të rëndësishme për LVV-në.

Megjithatë, nënkryetarë janë emëruar deputetja Shqipe Selimi dhe Gëzim Sveçla, familjar i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Përçarjet brenda LVV-së kishin nisur qysh gjatë muajit shtator, në përzgjedhjen e kryetarëve të degave, ku figura të rëndësishme ishin eleminuar nga gara.

Madje së fundmi, Armend Muja u akuzua se e bëri pikë e pesë LVV-në në Mitrovicë.

Rasti i Mitrovicës nuk ishte i vetmi në këto zgjedhje të brendshme sepse eleminimet me direktiva nga procesi zgjedhor kishte pasur edhe në qytetet e tjera.

Pas qendrës së Podujevës dhe Mitrovicës, ka dyshime të bazuara se një situatë e njëjtë kishte ndodhur edhe në Ferizaj, Viti dhe Prizren. /Paparaci.com