Deputetët e Vetëvendosjes në përkrahje të Shpejtim Bulliqit – Besa Gaxheri përfshihet në fotografi

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë shpkrepur një fotografi në seancën e Kuvendit, duke i dhënë mbështetje kandidatit të tyre për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Por, një gjë e çuditshme ka ndodhur në këtë fotografi.

Besa Gaxheri e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është përfshirë në këtë fotografi, e shoqëruar së bashku me deputetë të partisë së Albin Kurtit.

“Bashkë me kryetarin në ardhje të Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi. Bashkë në Kuvend, bashkë për Komunën! Shpejtim Bulliqi 12✅”, ka shkruar deputeti i VV-së, Agon Batusha.