Hetuesit e speciales bastisin shtëpinë e ish-presidentit Hashim Thaçi për 8 orë rresht.

Ishin aty që nga ora gjashtë e mëngjesit.

Kështu hetuesit e speciales  kishin filluar  të bastisin  shtëpinë e ish-presidentit Hashim Thaçit i cili një ditë më parë u dërgua  në Hagë.

E për të siguruar perimetrin jashtë shtëpisë u përkujdesën Policia e Kosovës.

Lëvizjet e para hetuesit e speciales i bënë pas disa orësh, ata u panë që nga aty të largohen më një çantë.

Ndërkohë, tek shtëpia e Thaçit më pas erdhën edhe disa nga anëtarët e Partisë Demokratiket të Kosovës.

I pari që u shfaqë këtu  ishte deputeti Abelard Tahiri.

Pas tij atu u panë edhe Adem Grabovci , Ganimete Musliu  dhe mbesa e Hashim  Thacit,  Evgjeni Thaçi.

Kurse pas afro 8 orësh bastisje , veturat e Eulex të cilat qëndruan jashtë shtëpisë u futën brenda.

Në ato vetura u panë që zyrtarët të speciales futën çantat që u nxorën nga shtëpia e ish-presidentit.

Kështu afro orës katër pasdite veturat e Eulex u larguan.

E para mediave doli njëri nga avokatët e Hashim  Thaçit, Dastrit Pallaska.

Ai tha se se bastisja ka përfunduar dhe se arsyet e kësaj bastisje ai i quajti si të përgjithshme.

Ai tha se mbetët e paqartë se si  është e mundur që të kryhen bastisje pas konfirmimit të  aktakuzës.

Ish-presidenti Hashim Thaçi një ditë më parë u transferua në  Hagë pas që Gjykata Speciale konfirmoi aktakuzën ndaj tij.