Në çdo qastë pritet të filloj seanca për Qeverinë e re.
Disa nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës tashmë kanë arritur në Kuvend, raporton lajmi.net.
PDK e cila është në opozitë, kishte votuar pro rrëzimit të Qeverisë Kurti, por është deklaruar nga fillimi se nuk do ta votojnë qeverinë e LDK-së.
Gjithashtu në Kuvend janë parë edhe Nisma me deputetët e saj, Lista Serbe dhe disa deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.










