Deputetet e PDK-së dalin në drekë me gruan e Kadri Veselit

Dy deputetet e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi dhe Besa Ismaili kanë drekuar sot me Violeten, gruan e Kadriu Veselit.

Është deputetja Musliu-Shoshi që ka publikuar foton në profilin e saj në Facebook, duke treguar kështu se po i qëndrojnë pranë Violetës në këto ditët të vështira që po kalon, pasi nuk e ka pranë burrin e saj.

Ditë më parë në familjen Veseli ishte edhe nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku, i cili kishte shkuar për t’ia uruar ditëlindjen djalit të vogël të Kadriut.

Kujtojmë se Kadri Veseli nuk hezitonte të shfaqej me gruan e tij Violetën në publik, për dallim nga politikanët tjerë që vazhdimisht kanë hezituar ta bëjnë këtë gjë.

Në fushatën e zgjedhjeve të 6 tetorit, Violeta ishte e pranishme pranë Veselit në çdo tubim, duke i dhënë mbështetje të pakursyer.