Deputetët e Listës Serbe përshendeten ngrohtësisht me Kurtin dhe Osmanin

Deputetët e Listës Serbë kanë zgjatur dorën kryeministrit të ri të Ksovës, Albin Kurti, dhe kryeparlamentares, Vjosa Osmani.

Deputetët u përshëndetën mes vete pas përfundimit të seancës për zgjedhjen e Kryetares së re të Kuvendit, Vjosa Osmani.

Osmani u zgjedh kryeparlamentare pasi që ky post u la i lirë kur Glauk Konjufca mori rolin e ri si Ministër i Punëve të Jashtme.

Kurti ka pasur një takim me Listën Serbe pak para se të lidhej një koalicion me LDK’në. Kurti ka thënë se një përfaqësues nga Lista Serbe duhet të jetë në Qeveri për të respektuar Kushtetutën e Kosovës, megjithatë ai ka thënë se nuk do të jenë pjesë e koalicionit.

Kurti i ka akuzuar Listën Serbe se janë të ndikuar direkt nga Beogradi, dhe nuk përfaqësojnë interesat e serbëve që janë qytetarë të Kosovës.