Deputetët e Listës Serbe në krye me Goran Rakiqin mbërrinë në Kuvend

Kanë mbetur edhe rreth 40 minuta deri në mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme kur pritet të ndodh votimi i qeverisë Hoti, deputetët e partive kanë nisur të shkojnë në Kuvend.

Tashmë në institucionin ligjvënës kanë hyrë edhe deputetët e Listës Serbe, parti kjo e cila do të jetë e qeverisë së re.

Kreu i kësaj partie, Goran Rakiq dhe deputetët e tjerë janë parë duke hyrë në objektin e Kuvendit.

Rakiq në qeverinë Hoti pritet të emërohet zv.kryeministër.