Deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi i ka vdekur nëna.
Lajmin e ka kumtuar vetë Vrenezi, përmes një postimi në Facebook, të hënën.
“Njoftojmë familjarët, miqët dhe dashamirët se mbrëmë në moshën 77-vjeçare ka ndërruar jetë Nëna jonë SEVDIJE VRENEZI”, ka shkruar ajo.
Varrimi i të ndjerës bëhet sot me 29.08.2022 në ora 16:00 në Varrezat e fshatit Marali – Malishevë.
“Allahu e shpërbleftë me Xhenet! Të pikëlluar familja Vrenezi dhe Paçarizi”, përmbyllet njoftimi i deputetes për vdekjen e nënës së saj.







