Li Fengping, 25 vjeçare e vrau, e copëtoi dhe provoi ta gatuante doktorin që e shantazhoi seksualisht. Ajo tani është dënuar me vdekje.

Infermierja që e vrau kolegun e saj si hakmarrje për shantazhimin që i bëri ai për të bërë seks me të është dënuar me vdekje.

Rasti ishte diçka me të vërtetë tronditëse për qytetin e Yulin, e sidomos stafin e spitalit të Yulin ku kishin punuar të dy.

Li Fengping kishte provuar të humbte provat duke i hedhur pjesët e gatuara të trupit të doktorit në tualet.

Infermierja u përfshi seksualisht me doktorin si pasojë e një borxhi shumë të madh që i kishte ajo si pasojë e varësisë së saj me bixhozin.

Ajo filloi ta paguante doktorin me intimitet, pasi ai pagoi borxhin e saj.

Kërkesat e tij filluan të jenë të shpeshta, edhe nga tri herë në javë.

Policia gjithashtu publikoi imazhet e pjesëve të gatuara të trupit të viktimës.

Sipas gazetës nacionale kineze Sohu, thuhet së ajo tanimë është dënuar me vdekje dhe pritet të zbatohet.