Reagim

Dënohet me tri vjet shoferi që goditi për vdekje 56-vjeçaren në Prishtinë, familjarët: Një dënim i tillë është totalisht i papranueshëm

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me tri vjet burgim Melvin Dinajn, pasi i njëjti ka goditur për vdekje një këmbësore 56-vjeçare.

Aksidenti kishte ndodhur në nëntor të vitit të kaluar në rrugën C në Prishtinë, ndërsa seanca për këtë rast është mbajtur këtë të premte, ku i akuzuari Dinaj e ka pranuar fajësinë.

Pas këtij vendimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kanë reaguar familjarët e të ndjerës Dashurije Gashit.

Familjarët kanë kërkuar nga institucionet e drejtësisë për familjaren e tyre, dhe nuk e kanë pranuar vendimin e shpallur nga gjykata.

“Ndoshta për prokurorin dhe gjykatën është vetëm ‘edhe një lëndë tjetër’, ndërsa për ne është drejtësia për jetën e humbur të familjares tonë Dashurije Gashit. Mosfunksionimi i institucioneve tona, sot goditi edhe familjen tonë. Një dënim i tillë për ne është totalisht i papranueshëm dhe do të përdorim çdo mjet juridik që e vërteta dhe drejtësia të fitojnë”, thuhet në reagim.

Familjarët kanë kërkuar drejtësi nga dhe hetim të rastit nga institutcionet e drejtësisë.

“Ju bëjë  apel Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshilli Gjyqësor të Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë që të ndërmarrin veprimet e tyre procedurale për kontrollim dhe hetim të rastit”, thuhet në fund të reagimit./Ballkani.info/

Reagimi i plotë: