Dënohet me rreth 5 vjet burgim shqiptari që synonte sulme terroriste në ShBA

Fabjan Alameti, 21-vjeçar nga Nju Jorku, me prejardhje shqiptare, është dënuar me rreth pesë vjet burgim pasi e pranoi fajin për deklarata të rreme para zyrtarëve të FBI-së lidhur me planin e tij për t’iu bashkuar Shtetit Islamik dhe për t’u hakmarrë për sulmet në Zelandën e Re.

Vendimin për dënimin e tij e mori të premten një gjykatë në Missoula, ndërsa i riu u dënua saktësisht me katër vjet e nëntë muaj burgim.

Ai ishte intervistuar për herë të parë nga autoritetet në vitin e kaluar, ndërsa më vonë kishte publikuar komente që lidhen me terrorizmin.

Personi i dënuar ishte duke udhëtuar me autobus më 15 mars, kur i kishte thënë  një informatori se do t’i sulmonte njerëzit e rëndomtë për t’u hakmarrë për sulmet në dy xhamitë e Zelandës së Re, shkruan “New York Times”.