Dhuna

Dënohet me pesë vjet burgim një person për dhunim

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit Sh.Sh, i akuzuar për veprën penale Dhunimi nga neni 230 paragrafi 4 nënparagrafi 4.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se i  akuzuari Sh.Sh është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vitesh për veprën penale ‘Dhunimi’.

Gjithashtu, i akuzuari detyrohet që në emër të Fondit për kompensimin e viktimave të krimit, të paguajë shumën prej 50 euro.

“E dëmtuara në këtë çështje penale, për realizimin e kërkesës pasurore juridike, udhëzohet në kontest juridiko- civil”.[AI] Code for block 2 InArticle Mobile Tablet, Phone C=3 N=1[/AI]

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.