Dënohet me burg njeriu më i fuqishëm në Rumani

I cilësuar si politikani më i fuqishëm në Rumani, Liviu Dragnea është burgosur me 3 vjet e gjysmë burg nga Gjykata Supreme e vendit. Vendimi erdhi pasi partia e Dragnea pësoi humbje në zgjedhjet për BE.

Gjykata Supreme e Rumanisë e ka mbështetur vendimin e një gjykate vendore më herët dhe e ka hedhur poshtë kërkesën e apelit të Dragnea.

Dragnea, 56 vjeçar, kishte apeluar verdiktin e vitit 2018 që e kishte dënuar atë për ndikimin në një konkurs pune ku ai kishte favorizuar dy gra që ishin anëtarë të partisë së tij.

Dragneas iu është mohuar e drejta për të qenë kryeministër për shkak të akuzave se ka manipuluar zgjedhjet. Ndërkohë ai konsiderohet si njeriu më i fuqishëm në Rumani dhe si njeriu që udhëheq me kryeministrin Viorica Dancila.

Ai pritet të futet në burg 24 orë pas vendimit të sotëm.

Ndërkohë partia e tij PSD, ka pësuar humbje edhe në garën për Parlament Evropian.

Pas rastit të dënimit të Gruevskit në Maqedoni të Veriut, ky është lideri i dytë në vendet e Ballkanit që dënohet nga një gjykatë vendase.