Dënohet edhe LDK me 2 mijë euro: Gjoba, gjobë

Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës e ka dënuar edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës me 2 mijë euro gjobë.

Kjo për shkak të mos-zbatimit të masave anti-COVID në tubimet elektorale

Partia e Isa Mustafës është dënuar për herë e tretë radhazi për mos respektimin e masave antiCovid.

Drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri, ka njoftuar se është dënuar edhe Partia Demokratike e Kosovës e Lëvizja Vetëvendosje. Për të njëjtën shkelje.

“Askush mbi ligjin”, ka thënë Tahiri në të dyja rastet.