Dënohen katër persona për falsifikim parash

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda e ka dënuar R.K me gjashtë muaj burgim, për falsifikim të parave.

Kjo gjykatë ka shpallur dënime prej gjashtë muajsh burgim edhe për tre persona të tjerë, E.K, E.G dhe M.V., të cilin nuk do ta vuajnë nëse në afat prej një viti nuk kryejnë vepër të re penale.

Këta u dënuan për shkak se kanë qenë në dijeni se i pandehuri R.K ka prodhuar para të falsifikuara me qëllim që t’i vëjë në qarkullim në treg dhe këtë nuk e kanë raportuar në polici.

Ky i fundit u shpall fajtor për shkak se deri me datën 20.01.2019, në një lokal fotoshop, ka prodhuar para të falsifikuara dhe atë monedhën në apoen prej 1 x 20 €, me qëllim që të njëjtën ta vejë në qarkullim përmes të pandehurit E.K, e të cilën monedhë policia e ka gjetur dhe e ka
sekuestruar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

loading…