Dënimi për tradhti drejt shfuqizimit në New York

Nju Jorku është një nga 16 shtetet ku tradhtia bashkëshortore vazhdon të jetë një vepër penale. Në Oklahoma, Wisconsin dhe Michigan, ende klasifikohet si krim.

Por a do bëhet e ligjshme në shtetin e Nju Jorkut?

Tradhtia bashkëshortore e dokumentuar që në vitin 1907 dënohet me 500 dollarë gjobë ose 90 ditë burg. Ky ligj hyri në fuqi si mënyrë për të reduktuar divorcet. Ndjekja e parë e cila erdhi disa javë pasi ligji hyri në fuqi, përfshinte një investitor të martuar i cili la gruan e tij për një vajzë 25-vjecare që punonte në një dyqan.

Ndjekjet penale tani janë të rralla që nga viti 1972, vetëm pesë raste të dënuar. I fundit ndodhi në Nju Jork në vitin 2010. Charles Lavine, një kongresmen demokrat ka prezantuar projektligjin për dekriminalizimin e tradhtisë bashkëshortore duke thënë se shteti nuk ka asnjë rol në rregullimin e sjelljes seksuale konsensuale midis të rriturve. Kjo nuk është hera e parë që tentohet të shfuqizohet ligji.

U diskutua që në vitin 1964 por propozimet nuk çuan kurrë në ndryshimin e tij. Projektligji kaloi në Asamblenë e Nju Jorkut dhe tani është në pritje të miratimit në Senatin e Shtetit