Indonezi
Dënimi për gruan në Indonezi, goditet deri sa i humb ndjenjat pasi bëri seks para martesës
Një video e tmerrshme është publikuar së fundmi në internet ku shfaqet një grua e cila humb ndjenjat pasi goditet 100 herë me thupër. Kjo pasi e kishte shkelur ligjin e Sharias.
Në video shfaqet gruaja nga Indonezia që merr ndëshkimin e saj pasi kishte bërë seks përpara martesës, diçka që ndalohet rreptësisht në vendin me shumicë myslimane.
Ngjarja u regjistrua në qytetin Lhokseumawe. Të njëjtin dënim e pësoi dhe partneri i saj.
Pamje të ndjeshme: