Dënimi i gjyshes njerkë për fëmijën: Fut këmbët në ujë të valuar

Një gjyshe njerkë i ka shkaktuar djegie dhe flluska në këmbë mbesës së saj pasi i futi këmbët në ujë të valuar. Ngjarja ka ndodhur më 11 gusht në Tennessee.

Dy-vjeçarja, Kaylee Robinson ishte në përkujdesjen e gjyshes njerkë, Jennifer Vaughn në shtëpinë e saj. Kjo e fundit pranoi se kishte futur këmbët e vogëlushes në ujë të valuar pasi po kalonte “një ditë të keqe” dhe donte ta dënonte.

Gjyshja njerkë është akuzuar për abuzim të rëndë ndaj fëmijës dhe mund të përfitojë lirimin me kusht duke paguar 150 mijë dollarë.

Nëna e vajzës, Brittany Smith shpërndau fotografitë e këmbëve të vajzës në rrjete sociale. Sipas ABC 2, detektivët që kanë ekzaminuar imazhet thonë se janë “djegiet më të rënda që kanë parë ndonjëherë”.

loading…