Dënim për gjilanasin që u kap duke u shëtitur me allti

Labinot Rexhepit nga Livoçi i Gjilanit do i kushtoj 400 euro dalja me revole në brez rrugëve të Gjilanit. Ai ishte ndaluar me 3 gusht të këtij viti nga policia e cila i kishte konfiskuar revolen dhe 16 fishekë.

Rexhepi është paraqitur sot para gjykatës së Gjilanit ku ka pranuar fajsinë dhe është zotuar se në të ardhmen nuk do shëtitet me revole.

“E pranoj se e kam kryer, e ndjej veten fajtor, kërkoj falje, dhe i premtoj gjykatës se nuk do ta përsëris më” ka thënë Rexhepi në gjykatore. Avokati i tij ka kërkuar që pranimi i fajsisë të jetë rrethanë lehtësuese. Në procedurë të shpejtë gjykata ka bërë shpalljen e aktgjykimit me të cilin Rexhepi është dënuar me 400 euro gjobë.