Dendias në Tiranë: Çështja e detit do zgjidhet në Hagë, kapitull i ri i marrëdhënieve tona dypalëshe

Pas Prishtinës dhe Beogradit, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, është duke qëndruar për vizitë zyrtare edhe në Shqipëri.

Ai është takuar sot me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, me të cilën kanë folur për çështjen e detit  Shqipëri – Greqi.

“Sot ne patëm mundësinë për të folur marrëdhëniet tona dypalëshe. Folëm për marrëveshjen e para dy vjetëve, që të arrijmë të çojmë në Hagë për detin edhe të shtetit kontinental. E drejta ndërkombëtare e detit është ajo që do rregullojë marrëdhëniet dypalëshe dhe do krijojë një kapitull të ri të marrëdhënieve tona dypalëshe”.

“Gjithashtu folëm për minoritetet tona këtu dhe shqiptare tek ne. Ato janë ura e bashkëpunimit tonë. Madje, vizita e kryeministrit grek është ajo që do të kontribuojë në këtë aspekt. Diskutuam për mbrojtjen e mjedisit, sidomos për Lumin Vjosa dhe kemi rënë dakord për mbrojtjen e tij, shpallja do të bëhet në datat 22 dhe 23”, tha Dendias.