Demush Laci është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Demush Laçi, është i ftuar i radhës nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Laci përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Laci ka njoftuar se sot është ftuar për t’u intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Kujtojmë se deri tash nga Gjykata Speciale janë ftuar edhe shumë figura politike në vend si Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Rexhep Selimi etj.

loading…