Dëmtohet gypi, dy lagje të Prishtinës pa ujë të pijshëm

KRU “Prishtina” ka njoftuar se sot konsumatorët e lagjes së Bregu i Diellit” dhe ” Muhaxhirëve” në Prishtinë do të jënë pa ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit, është dëmtuar gypi i ujësjellësit fi 250 mm.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar konsumatorë të lagjes” Bregu i Diellit” dhe ” Muhaxhirëve” në Prishtinë!

Para pak çastesh, palë të treta dëmtuan gypin e ujësjellësit fi 250 mm.

Pa furnizim me ujë të pijshëm janë lagjja “Bregu i Diellit” dhe lagjja e “Muhaxhirëve”, në Prishtinë.

Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren maksimalisht me sanimin e defektit, në mënyrë që konsumatorët e zonave të lartëcekura të mos e ndjejnë gjatë mungesën e ujit.

Në momentin që uji vjen në krojet tuaja , si çdoherë duhet lënë të rrjedhin për pak minuta.

Dëmtimi i gypave të ujësjellësit nga palë të treta është bërë dukuri shqetësuese.