Dëmtohet gypi, disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

Disa lagje në Prishtinë kanë mbetur pa ujë, pasi është dëmtuar gypi i ujit në rrugën “Luan Haradinaj”.

KRU “Prishtina” ka njoftuar se në mëngjesin e ditës së sotme është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 300 mm në rrugën “Luan Haradinaj” dhe ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU “Prishtina” SHA janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim.

Në njoftim thuhet se pa furnizim me ujë të pijshëm deri në sanimin e defektit janë: lagjja “Pejton”, lagjja “Dardania”, një pjesë e lagjes “Lakrishte” dhe një pjesë e lagjes “Kalabria”.