Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Gjocaj të Junikut ka arrestuar në person pasi që dyshohet se punëtorët e tij kanë dëmtuar disa varreza.
Në raportin 24-orësh thuhet se punëtorët të cilët i kishte angazhuar për punimin e tokës së tij, kanë dëmtuar varrezat e gjyshit dhe gjyshes së ankuesit.
“DËMTIM I VARREZAVE/Fsh. Gjocaj, Junik 08.10.2022 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se punëtorët të cilët i kishte angazhuar për punimin e tokës së tij, kanë dëmtuar varrezat e gjyshit dhe gjyshes së ankuesit mashkull kosovar”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt./Ballkani.info







