Demi Rose ‘ta çon peshë edhe Arabinë, Vjen me poza provokuese nga ky vend

Ajo që konsideron se të jesh person i sjellshëm të bënë të bukur, pavarësisht se si dukesh, për vete i gëzon të dy këto virtyte.

Modelja me prejardhje nga Mbretëria e Bashkuar, të martën e kësaj jave ka sjellë për dashamirët e saj një imazh ku vë në pah bukurinë e saj dhe linjat e bujshme trupore po ashtu, shkruan Insajderi.

E shtrirë në një shtrat të mbuluar me çarçafë e jastëk të bardhë, ajo ka shkëlqyer në sesionin e fundit të realizuar në një prej shteteve më të njohura arabe, në Jordani.

Sfondi që shihet në fotografi, është një mrekulli e natyrës ndonëse është  vetëm një luginë e shkretë që mbanë emrin “Wadi Rum” e që ndryshe njihet edhe si “Lugina e Hënës”.

Demi Rose u pa e veshur me të brendshme që janë prodhim i markës botërore “Fashion Nova” të cilat në fakt duken shumë sportive për t’u veshur në një vend si “Lugina e Hënës” por që i shfaqen në mënyrë të përsosur linjat trupore të modeles, kjo s’do koment.

“Jeta këtu në Mars” – ka qenë përshkimi që ajo i ka bërë imazhit të publikuar disa orë më parë e me të cilën ka arritur të marrë mbi 500-mijë pëlqime.