Arton Demhasaj

Demhasaj thotë se dinari solli problem politik: Vendimi i BQK-së, mund ta stopoi dialogun

Analisti, Arton Demhasaj ka vlerësuar se vendimi i BQK-së për ndalimin nga qarkullimi të dinarit serb në Kosovë, do ta pengojë dialogun me palën serbe duke e stopuar një proces të tillë.

Për Demhasajn, pa u zgjidhur çështja e dinarit, dialogu mes dy vendeve nuk të vazhdojë.

“Ky veprim e pengon, e stopon procesin e dialogut sepse nuk ka kuptim dhe s’besoj që flitet më për procesin e dialogu përderisa ti e ke krijuar një situatë të madhe. Pa u zgjidhur kjo situatë, procesi atje nuk vazhdon, kështu ka ndodhur edhe në të kaluarën me veprime të tilla. Ajo çka është evidente është që qeveria jonë nuk ka vepruar në mënyrë të duhur, sepse vendimi është ligjor e kushtetues, askush nuk e kundërshton”, është shprehur ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Sipas Demhasajt, vendimi për dinarin, ka sjell një problem politik në vend.

Ai ka theksuar se vendimet e tilla që mirrën duke mos u koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, nuk mund të implementohen.

“Në Këshill të Sigurimit për herë të parë po ndodhë që pas 24 vjetësh, ambasadorët e vendeve më mike të Kosovës, me kundërshtuar vendimin, sepse është marr pa koordinim. Kur veprimet po merren pa koordinim me partnerët tanë, ato nuk po munden me u implementuar, kështu ka ndodhur edhe me vendimin për targat. Nuk ka qenë momenti me u krijuar një problem politik, ky është një problem politik, moskoordimi i njerëzve në institucione publike sjell pasoja”, ka shtuar ai.

VIDEO BONUS: Qeveria do të mbështesë dy mijë vende pune në katër komunat veriore