Analisti

Demhasaj për shfuqizimin e dinarit: Rregullorja e BQK-së do të jetë temë diskutimi mes Kurtit e Lajçak

Analisti, Arton Demhasaj ka cilësuar se kryeministri i vendit Albin Kurti po mundohet që përmes vendimit të BQK-së për ndalimin e dinarit në Republikën e Kosovës, të fitojë kohë për të mos nxjerrë një vendim zyrtarë që e pranon draft statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Madje sipas Demhasajt, kryeministri Kurti po dëshiron që ta qojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

“Kemi ardhë para një moment që çështja e targave është kryer, do me thënë kan fillu me u konvertu, kemi ardhë deri te zgjedhjet të cilat kanë fillu me marrë një epilog, dhe shumë shpejtë mundet me fillu procesi qysh e parasheh udhëzimi. Dhe kemi ardhë para një moment që tash duhet të lëvizim tutje e Qeveria tash duhet me nxjerrë një vendim zyrtarë që e pranon draft asociacionin e komunave me shumicë serbe të prezantuar nga Bashkimi Evropian, si draft zyrtarë të Kosovës. Dhe për atë punë tash kur vjen moment me nxjerr vendimin kryeministri nuk po don dhe po don gradualisht vendin me e dërgu në zgjedhje të parakohshme, po tash kjo blen kohë…”, tha Demhasaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Tutje Demhasaj tha “Lajçak sot ka qëndrua në Beograd, nesër vjen në Prishtinë takohet apo nuk takohet me kryeministrin Kurti. Ka me qenë temë kryesore e diskutimit rregullorja e BQK-së”.

VIDEO BONUS: Ambasadori amerikan thirrje BQK-së: Të shtyhet zbatimi i vendimit për ndalimin e dinarit