Analisti

Demhasaj: LDK po përpiqet që t’i shmangë përplasjet në mbledhjen e përgjithshme

Analisti politik, Arton Demhasaj, ka thënë se është prit që gjatë procesit zgjedhor të brendshëm të LDK-së, të kishte përplasje e edhe grushte siç po ngjan.

“Kur ndërrohet kupola kryesore e partisë atëherë pritet të ndodhë. Lidershipi aktual po përpiqet që përplasjen ta kalojë në nëndegë dhe mos ta bartë në mbledhjen e përgjithshme. Për ta parandaluar përsëritjen e 2006-ës, ata kanë provuar që ta bëjnë në bazë”, ka thënë Demhasaj.

“Është bërë që në Kongres të jenë delegatët e preferuar. Kjo ka një logjikë”.

Demhasaj në Info Magazine ka thënë se edhe këtë herë brenda LDK-së, ka njerëz të pakënaqur.

“Lidershipi po do t’i përdorë këto në raste që i përshtaten. Nuk është çështje e partive tjera, por janë problem i LDK-së. LDK ka qenë lëvizje gjithëqytetare nuk është dashur të shkojë në provincializëm. Është keq për LDK-në që të kalojë në provincializëm, në vend që të zhvillohet proces demokratik”.