Demarkacioni me Malin e Zi, Daut Haradinaj: Do të gjejmë gjuhë të përbashkët për korrigjim

Zyrtari i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj ka folur sonte për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Në ‘Rubikon’ të Klan Kosovës, Haradinaj tha se demarkacioni me Malin e Zi është temë e hapur.

“Demarkimi me Malin e Zi është temë e hapur. Ne kemi raporte të mira me Malin e Zi dhe besoj se do të gjejmë gjuhë të përbashkët për korrigjim, në të kundërtën unë i referohem marrëveshjeve që i kemi votu.

“Ka bazë ligjore dhe marrëveshje për korrigjim”, tha Haradinaj.