Demaliaj lëshon mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, jep këtë arsye

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, i cili ka masë të caktuar për arrest shtëpiak, ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Legjislacion.

Demaliaj është larguar nga mbledhja e komisionit kur ka filluar shqyrtimi i pikës për Raportin e Avokatit të Popullit në lidhje me organizmin e votimit jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare dhe lokale.

Sipas deputetit Demaliaj arsyeja e lëshimit të mbledhje është se sipas tij, institucioni i Avokatit të Popullit nuk reagoi për publikimin e të dhënave personale në media, me rastin e daljes në publik të listave me veteranët e dyshuar si të rremë.

“Te listat e veteranëve janë publikuar të dhënat personale. Në këtë rast e lëshoj mbledhjen sepse ky mekanizëm nuk ka reaguar”, ka deklaruar Demaliaj./Indeksonline/