Kandidati për deputet i PDK-së, Fadil Demaku ka reaguar për herë të parë, pas besimit për të qenë pjesëmarrës në listën e kësaj partie.

Ai ka thënë se është thellësisht mirënjohës për mbështetjen dhe besimin e njerëzve që e rrethojnë, shkruan Ballkani.info.

“Besoj fuqishëm se mund të ndërtojmë një Kosovë më të mirë, më të drejtë e më të fortë”, ka shkruar Demaku.

Mbrëmë është prezantuar lista me kandidatët e PDK-së, derisa në këtë listë, Fadil Demaku mban numrin 19./Ballkani.info/