Deliu: Sikur të dëgjohej në fillim SHBA për shtyrje të afatit për targat, sot gjendja do të ishte ndryshe

Blerta Deliu, deputete e Kuvendit nga radhët e PDK-së, shprehet se sikur të dëgjohej SHBA për ta shtyrë afatin për targat për 10 muaj, sot do të ishte ndryshe situata.

Deputetja Deliu thotë se rikthimi i nivelit të dialogut tek targat nga ana e Qeverisë po i sjell vetëm dëme vendit.

Reagimi i saj i plotë:

Liberlizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, vendim që pritej të mirrej sot, është hequr nga agjenda e ambasadorëve të vendeve të BE-së me arsyetimin mbi situatën e tensionuar në pjesën veriore të Kosovës për targat.

Tash, përtej ndërlidhjes politike të liberalizimit nga ana e BE-së, që është plotësisht e padrejtë, rikthimi i nivelit të dialogut tek targat nga ana e Qeverisë po i sjell vetëm dëme vendit.

Sikur të dëgjoheshin në fillim SHBA-të për shtyrje të afatit për targat për 10 muaj, sot gjendja do të ishte ndryshe.

Keq – shumë keq