Deliu-Kurtit: A po flet për të njëjtët prokurorë që dikur i quaje ‘të kapur’

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu i është kundërpërgjigjur kryetarit të VV-së, Albin Kurti i cili tha se krimet e kryera nga Serbët në Kosovë mund të hetohen nga prokurorët vendor.

Përmes një postimi në Facebook deliu e ka pyetur Kurtim se a po flet për prokurorët që gjatë gjithë kohës i ka quajtur ‘të kapur’.

“Albin Kurti po e kundërshton hapur Tribunalin Ndërkombëtar për krimet serbe. Ai po thotë se jemi vonë për themelim të Tribunalit por nëse votohet do të jemi edhe më vonë, po shton ai. Po kërkon që prokurorët tanë të merren me dënim të kriminelëve në mungesë. A po flet Albini për të njejtët prokuror që krejt kohën i ka quajt “të kapun”?!”, ka shkruajtur Deliu.