Deputetja e PDK-së

Deliu-Kodra: Raporti me SHBA-të është bekim dhe vlerë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka vlerësuar se raportet e Kosovës me ShBA-të janë bekim dhe vlerë.

Ajo ka bërë me dije se Kosova e ka obligim kombëtar që t`i mirëmbajë këto raporte.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka postuar një foto me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, të cilin e ka falënderuar për angazhimin e tij.

“Raporti me SHBA-të është bekim dhe vlerë të cilën ne e kemi obligim kombëtar ta ruajmë dhe ta mirëmbajmë. Ambasadori Hovenier, falemnderit për angazhimin tuaj në ruajtjen dhe fuqizimin e këtij raporti”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Së fundi, edhe zyrtarët më të lartë amerikanë kanë bërë me dije se Qeveri e Kosovës ka lënduar raportet me ShBA-në.

Emisari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë vizitës në Kosovë, ka bërë me dije se ShBA-ja ka probleme në komunikimin me kryeministrin Albin Kurti.

VIDEO BONUS: