Deliu-Kodra: Qeveria Kurti për kaq pak kohë bëri shkelje arbitrare të Kushtetutës

Blerta Deliu-Kodra nga Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar Qeverinë Kurti për dështime të udhëheqjes.

Deliu-Kodra është shprehur në Rubikon se është e pasinqertë të thuhet se koha e pandemisë ndikoi në menaxhimin e duhur të Qeverisë nën udhëheqjen e Albin Kurtit, njofton Klan Kosova.

”Shumë e pasinqertë të thuhet për dështimet e Qeverisë me arsyetimin që kemi qenë në kohë të pandemisë”.

”Si PDK kemi listuar një numër të madh të shkeljeve që ka ndodhur edhe mashtrimeve të qytetarëve por edhe stërkeqjes së Qeverisë në 100 ditësh”.

”Ishte kohë e shkurtër, por ne kemi vërejtur shkelje arbitrare të Kushtetutës”.

”Jam shumë e interesuar të dijë nga Vetëvndosje nëse do ta përkrahin aktigjykimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatarin.”

”Kjo meqë dy herë ka ndodhur shkelja e Kushtetutës në kohë të pandemisë”.